✔ Falas: import nga feed deri në 3000 njoftime + dyqan i vetë shpalljefalas.net/kategoria/firma-jote — pa tarifë dhe pa abonim.
Jep një link te skedari me njoftimet e tua — XML, CSV ose JSON. ShpalljeFalas i ngarkon vetë dhe i përditëson çdo 6 orë: të rejat hyjnë, të ndryshuarat përditësohen, të shiturat fshihen. Ti nuk prek asgjë.
Pa kartë, pa tarifë dhe pa angazhim. Feed-in e miraton ekipi ynë brenda 24 orësh, për ta mbrojtur faqen nga spami.
Makinat nga faqja jote ose nga eksporti i portaleve hyjnë automatikisht, me markë, model, vit, kilometra dhe karburant.
Pronat hyjnë me sipërfaqe, dhoma, kat dhe lloj tregtie. Shitjet dhe qiratë shkojnë në nënkategorinë e duhur.
Funksionon edhe me Google Merchant ose katalogun e Facebook — i njëjti skedar që e përdor tashmë për reklama.
Asgjë. Importi nga feed deri në 3000 njoftime është falas për të gjitha firmat, njësoj si dyqani i firmës me pyetje, chat dhe statistika. Opsionet me pagesë janë me dëshirë — për shembull pozicioni TOP për njoftimet (shiko Paketat e biznesit).
XML, CSV ose JSON — si të jetë më e përshtatshme. I njohim emrat e fushave në shqip dhe në anglisht, përfshirë formatin e Google Merchant. Nëse diçka nuk njihet, gjatë kontrollit shkruhet saktësisht sa njoftime u anashkaluan dhe pse.
Mbeten në serverin tënd — nuk i kopjojmë. Prandaj importi nuk të kushton asgjë shtesë dhe fotot përditësohen kur i ndryshon te ti.
Sapo zhduken nga skedari, fshihen automatikisht në përditësimin e radhës. Nëse shfaqen përsëri, kthehen.
Po. E ndalon feed-in nga profili me një buton dhe njoftimet fshihen. Nuk ka kontratë dhe nuk ka afat.
Çdo njoftim ka adresë të vetën dhe dërgohet menjëherë te motorët e kërkimit përmes IndexNow. Çdo kategori dhe qytet ka faqe të veçantë ku marrin pjesë njoftimet e tua.